Sot u mbajt dëgjimi publik me gratë e Komunës së Suharekës lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029. Qëllimi i këtij takimi ishte përfshirja e grave në procesin e planifikimit buxhetor dhe identifikimi i prioriteteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e tyre.
Sugjerimet dhe rekomandimet e dala nga ky dëgjim publik do të trajtohen gjatë procesit të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027–2029.