Këshilli i Drejtorëve Komunal, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së hënës.
Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka kërkuar nga drejtorët që të jenë të gatshëm t’i mbikqyrin punët nëpër drejtoritë e tyre e specifikisht ne terren.
Secili drejtor, ka raportuar veç e veç për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës së kaluar si dhe për punët dhe aktivitetet që do të ndodhin në këtë javë.