Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komual ku është diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunë dhe ka kërkuar nga ata angazhim maksimal. Drejtorët komunal kanë raportuar secili për aktivitetet që janë duke u zhvilluar nëpër dikasterët e tyre. Ndërsa Kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Bexhet Kuçi deklaroi se është mbajtur mbledhja e radhës e Asamblesë dhe se të gjitha pikat e rendit të ditës janë vënë në votim dhe kanë kaluar.
Kryetari Muharremaj njoftoi Bordin e Drejtorëve se të premtën më datë 08.06.2018 në ora 10:00, në Bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha”, mban “Debat Publik” me qytetarët e komunës.
Të gjithë drejtorët e drejtorive përkatëse kanë raportuar për punët e tyre dhe punët në terren dhe se kanë thënë se çdo gjë është duke shkuar sipas planit që ata e kanë hartuar.
Vlen të theksohet se po bëhen përgatitjet për manifestimin e ditës së çlirimit të komunës “13 Qershori”, kjo u raportua nga drejtori për Kulturë Rini dhe Sport z.Beqir Berisha.

