Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komunal, në të cilën është diskutuar për ecurinë e punëve që janë në zhvillim dhe atyre që janë në përfundim e sipër. Para kryetarit të Komunës kanë raportuar drejtorët komunal secili për aktivitetet që janë duke u zhvilluar nëpër dikasterët e tyre.