Sot u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në të cilën u shqyrtuan pikat e parapara të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Trajtimi i mbrojtjeve tё pyjeve nga dëmtuesit ilegal;
3. Informata për fillimin e procesit mësimor dhe çështja e sigurisë nëpër shkolla;
4. Informatë dhe analizë nga policia e Suharekës për çështjen e vjedhjeve dhe sigurisë së përgjithshme;
5. KKSB-ja t’i ofroj bashkëpunim dhe ta mbështes Këshillin shkollave dhe nxënësve për të vepruar të organizuar për parandalimin dhe eliminimin e dukurive negative;
Për secilën nga pikat e rendit të ditës u zhvilluan diskutime dhe u dhanë rekomandime konkrete nga anëtarët e KKSB-së, me qëllim të përmirësimit të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Komunës. Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në adresimin e sfidave dhe çështjeve të ngritura gjatë takimit.