Sot u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në të cilën u shqyrtuan pikat e parapara të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Diskutim për aktivitetet e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturantët;
3. Prishja e rendit dhe qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e papërgjegjshëm;
4. Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror;
5. Mungesa e trotuareve dhe shenjave sinjalizuese në territorin e Komunës.
Për secilën nga pikat e rendit të ditës u zhvilluan diskutime dhe u dhanë rekomandime konkrete nga anëtarët e KKSB-së, me qëllim të përmirësimit të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Suharekës. Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në adresimin e sfidave dhe çështjeve të ngritura gjatë takimit.