Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Bexhet Kuqi, u mbajt takimi me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), për diskutimin e Buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2027.
Gjatë takimit, anëtarët e KPF-së diskutuan për planifikimet buxhetore për vitin 2027, duke shqyrtuar prioritetet dhe nevojat e komunës në kuadër të përgatitjes së projektbuxhetit.
Në takim u zhvillua diskutim konstruktiv lidhur me orientimin e mjeteve buxhetore dhe projektet që synohet të realizohen gjatë vitit të ardhshëm, me qëllim të përmbushjes së nevojave të qytetarëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të komunës.
Ky takim është pjesë e procesit të planifikimit dhe diskutimit të Buxhetit për vitin 2027, i cili më pas do të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Komunës.