Të enjteve është dita kur Komuna hap dyert për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve. Pra kjo është dita kur qytetarët takojnë kryetarin dhe nënkryetaren e Komunës. Ata gjatë takimeve janë të lirë të shprehin kërkesat dhe brengat e tyre, të japin mendimet rreth punës dhe aktiviteteve të Komunës, të sugjerojnë kryetarin apo nënkryetaren për ndonjë gjë të mirë. Shpesh ndodh që gjatë takimeve edhe të adresojnë lëvdata për punën e mirë që po bëhet nëpër mjediset nga ata vijnë. Sot gjatë takimeve me qytetarë, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, ka dëgjuar me radhë të gjithë ata që erdhën për tu takuar dhe për të gjithë ka dhënë përgjigje dhe arsyet e zgjidhjes së problemeve që ata parashtruan. Të gjitha këto kërkesa do të shqyrtohen në suaza të mundësive që jep ligji dhe mundësive që ka Komuna.