Sot është vendosur gurthemeli i objektit të ri të Qendrës së Zjarrfikësve. Ky projekt po realizohet nga Komuna në bashkëpunim me Shoqatën Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Qendra e re do të ofrojë kushte më të mira për punëtorët zjarrfikës dhe do të ndihmojë në reagimin më të shpejtë dhe më efikas në raste të emergjencave.
Ky investim është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës e mjedisit në komunën tonë.
