Në kuadër të procesit të zgjedhjes së kryetarëve dhe përfaqësuesve të fshatrave, u mbajt takimi me banorët e fshatit Peqan, ku u përcaktua përbërja e Këshillit të Fshatit.
Përbërja e Këshillit të Fshatit Peqan është si vijon:
* Kryetar: Mentor Elshani
* Nënkryetar: Bekim Grulaj
* Sekretar: Sahit Morina
* Anëtarë: Kadri Fetiu dhe Florim Elshani
Komuna e Suharekës i uron kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Fshatit Peqan suksese në përfaqësimin e interesave të banorëve dhe në bashkëpunimin me institucionet komunale.