Në kuadër të procesit të zgjedhjes së kryetarëve dhe përfaqësuesve të fshatrave, u mbajt takimi me banorët e fshatit Semetisht, ku u zgjodhën përfaqësuesit e Këshillit të Fshatit.
Kryetar: Labinot Bytyçi
Nënkryetar: Ilir Bytyçi
Sekretar: Naser Bytyçi
Anëtarë: Afrim Bytyçi dhe Festim Bytyçi.
Komuna e Suharekës i uron kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Fshatit Semetisht suksese në përfaqësimin e interesave të banorëve dhe në bashkëpunimin me institucionet komunale.