Emri dhe mbiemri: Donjete Kabashi
Data lindjes: 31.05.1996
Vendi i lindjes: Pejë
Vendbanimi: Krushicë e poshtme
Statusi martesor: E Martuar ( 3 fëmijë)
Edukimi: DAF- Bechelor i pikturës dhe Master i pikturës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë është përgjegjëse për:
- Zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe vendimeve komunale në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe bashkëpunimit me mërgatën;
- Hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave dhe programeve komunale për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive;
- Organizimin, mbështetjen dhe promovimin e manifestimeve kulturore, artistike, sportive dhe rinore në nivel komunal;
- Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e objekteve, hapësirave dhe infrastrukturës kulturore, rinore dhe sportive në kompetencë të komunës;
- Ofrimin e mbështetjes financiare dhe teknike për shoqatat kulturore, organizatat rinore, klubet sportive dhe grupet artistike, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Nxitjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën shoqërore, kulturore dhe institucionale të komunës;
- Zhvillimin e programeve dhe projekteve që promovojnë talentet e reja në fushën e kulturës, sportit dhe aktiviteteve rinore;
- Bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe lokale, organizatat vendore dhe ndërkombëtare për realizimin e projekteve të përbashkëta;
- Krijimin dhe forcimin e lidhjeve me mërgatën, promovimin e bashkëpunimit dhe përfshirjen e saj në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror të komunës;
- Koordinimin e aktiviteteve dhe iniciativave që kanë për qëllim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe identitetit lokal;
- Përgatitjen e planeve vjetore të punës, raporteve periodike dhe dokumenteve strategjike nga fushëveprimi i drejtorisë;
- Kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tjera të përcaktuara me ligj, akte nënligjore dhe vendime të organeve komunale.